
Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blerina Gjylameti ka qenë e intervistuarja e radhës nga gazetari Kushtrim Sadiku gjatë festës së organizuar të delegacionit kosovar në Strasburg.
Gjylameti ka thënë se Kurti e Rama nuk kanë raporte të këqija.
“Nuk besoj që kanë raporte të këqija Rama me Kurtin, për sa kohë angazhimin që ka pasur z. Rama bashkë me qeverinë shqiptare në mbështetje të asaj që është gjysma jonë përtej kufirit ka qenë e pakufizuar, do të jetë e pakufizuar dhe nuk ka gjë që i ndanë shqiptarët më”, ka thënë ajo
Sipas saj, të dy qeveritë, ajo shqiptare dhe ajo kosovare po bëjnë punë të mirë. /GAZETA10/