Gazeta10

Glazers të gatshëm ta shesin Manchester Unitedin

Manchester United në një periudhë të shkurtë kohore mund të kenë pronare të rinj, shkruan Gazeta10.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Glazers janë të gatshëm të shesin aksionet e Manchester United, por kërkojnë në shifër prej pesë miliardë eurove.

Ish-anëtari i bordit të United, Michael Knighton, i cili u përpoq të blinte klubin në vitin 1989, kohët e fundit ka pohuar se dëshiron të bashkojë një konsorcium për të blerë Unitedin nga Glazers.

Tifozët e klubit anglez, janë të pakënaqur me menaxhimin e klubit nga Glazers dhe kanë protestuar kundër tyre, në mënyre që ata të heqin dorë nga drejtimi i Unitedit.

Të pakënaqur me rezultatet e fundit, tifozët e Unitedit kanë bërë thirrje që në ndeshjet e ardhshme ta lënë bosh stadiumin “Old Trafford”.

Unitedi nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në elitën e futbollit anglez, pasi kanë pësuar dy humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

“Djajtë e Kuq” në xhiron e parë u mposhtën në shtëpi nga Brightoni, ndërsa në xhiron e dytë pësuan humbje të thellë nga Brentfordi.

Aktualisht, Manchester United renditet në pozitën e fundit në tabelë në Premierligë.

Në ndeshjen e ardhshme, Unitedi do të ballafaqohet me rivalin e përbetuar të futbollit anglez, Liverpoolin. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë