Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grabitja dhe plagosja e policit në Suharekë: Policia shpallë në kërkim këtë person

Gazeta10
13 December 2023 - 13:46

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka shpallur një kërkim një person të dyshuar në lidhje me grabitjen e armatosur dhe plagosjen e zyrtarit policor në argjendarinë në Suharekë.

Tashmë Policia ka arritur që ta identifikojë personin e dyshuar dhe ndaj tij është lëshuar fletë arrest nga organet e drejtësisë.

Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319

Një i vrarë, dy policë të plagosur dhe shtatë të arrestuar është bilanci total nga pasojat e grabitjes së një argjendarie në Suharekë që ndodhi më 22 nëntor.

Theksojmë se katër persona janë arrestuar gjatë aksionit policor të 30 nëntorit , ndërsa deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.