Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gruaja e Rexhep Selimit thotë se Selimi nuk e shkarkoi avokatin, tregon çka ndodhi

Gazeta10
01 May 2023 - 14:42

Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka sqaruar arsyet pse “10-shi” i UÇK-së ka kërkuar që avokati David Young të largohet nga detyra e kryeavokatit të ekipit mbrojtës të tij.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se nuk qëndron fakti se Rexhep Selimi ka larguar avokatin Young, por e vërteta është se ai ka kërkuar që për arsye shëndetësore, kryeavokat të jetë Geoggrey Roberts, kurse avokat të jetë David Young.

“z. David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.