Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gruaja përpiu një sasi narkotikësh pasi dështoi ta fuste në burgun e Dubravës

Gazeta10
26 April 2023 - 10:09

Një grua është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përpi një sasi të narkotikëve të cilën dyshohet se kishte tentuar ta fuste në burgun e Dubravës, raporton Gazeta10.

E njëjta dyshohet se përpiu sasinë e narkotikëve në mënyrë që të mos kapet nga zyrtarët e burgut.E dyshuara  është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për ndalimin e saj e konfirmoi për Gazetën10 edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi.

E njëjta është ndaluar pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.