Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Gruaja që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm ishte mësuese në një çerdhe në Pejë

Gazeta10
27 January 2025 - 13:52

E diela ishte e kobshme për familjen Gashi. Aksidenti tragjik në fshatin Çubrel, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, ka marrë jetën e tre anëtarëve të familjes, Zarife Gashi, Agim Gashi dhe Gyltene Potoku-Gashi.

E ndjera Gyltenja, ishte mësuese për shumë vite dhe punonte në një çerdhe në Komunën e Pejës.

Ky rast tronditi gjithë vendin, ndërsa familjarët e viktimave kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe pesë persona, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.