
Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami ka thënë se Gjykata Speciale është furnizuar në vazhdimësi me dokumente dhe dezinformata nga Serbia.
“Serbia e ka furnizu gjatë tanë kohës me dokumente, me dezinformata Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale ka zyre në Serbi”, ka thënë Behrami në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, Behrami ka thënë se Gërvalla ka konfirmuar gjithashtu se do të dërgojë dokumente në Gjykatën Speciale.
“E kem zonjën Donika Gërvallën, e cila është ministre e Punëve të Jashtme më duket juve apo kolegëve të juaj ua ka konfirmu se ka dërgu dokumente në Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.
Në vazhdën e kritikave për krerët shtetërorë, Behrami nuk ka kursyer as kryeministrin Kurti, për të cilin tha se ka stopuar financimin e mbrojtjes së Thaçit dhe se nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të krijuar mekanizma shtetërorë mbikëqyrës.
Për më tepër, ai ka thënë se edhe presidentja Osmani i ka hapur rrugë kësaj gjykate që të marrë dokumente shtetërore.
“Albin Kurti më pas ka dëshmu që o në anën e prokurorisë me stopimin e financimit të mbrojtjes, pra në mënyrë sistematike ai e ka pengu mbrojtjen sepse njëri avokat është tërheq në mungesë të fondeve. Z.Kurti asnjëherë nuk ka kriju mekanizma shtetërorë të mbikëqyrjes. Vjosa Osmani e cila me atë dramën që pat krijuar u ka hapur rrugë që Gjykata Speciale me marrë dokumente shtetërore e që lidhje me proces gjyqësor nuk kanë”, ka thënë Behrami. /Gazeta10/