
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vazhdimi i deritashëm i seancës konstituive të Kuvendit nuk është zhvilluar në pajtim me përcaktimet e Kushtetutës dhe se deputetët duhet ta përfundojnë këtë seancë jo më vonë se 30 ditë.
Rreth këtij vendimi, komentatorja politike, Fatime Hajdari në “Politiko” ka thënë se përgjegjësia tash u mbetet deputetëve.
“Unë konsideroj që këto kundërthënie do të vazhdojnë, madje mendoj që e ka arritur këtë dozën e paqartësisë sepse secili kamp po interpreton në bazë të dëshirave të veta, këtë gjendje e kemi pasur edhe më herët”, ka thënë Hajdari. /Gazeta10