Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ndoshta duhet t’ia kemi frikën”, Hajdari për Grenellin: Politikan kontravers!

Gazeta10
16 December 2024 - 23:51

Komentatorja politike, Fatime Hajdari në “Politiko”, ka komentuar rikthimin e Richard Grenell si emisar i posaçëm në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas saj, emërimi i Grenell nga administrata Trump veçse ka qenë i pritur.

Derisa ka folur për historikun e Grenell, Hajdari e ka quajtur atë si “politikan kontravers”.

“Rikthimi me aq sa po e shohim, duket të jetë fakt tanimë. Disa media prestigjioze e kanë lakuar emrin e tij. Normal që kemi dilema sa i përket një emërimi të tillë. Nuk është se s’ka qenë i pritshëm një pozicion i rëndësishëm në kabinetin e Trump. Mendoj që për faktin se nuk është politikan tipik, politikan kontravers, të cilit duhet ndoshta të ia kemi edhe frikën”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.