Jeton Halimi, drejtues i Institutit të Studimeve Europiane dhe Globale i ftuar në studion e emisionit Raport në Kanal10, deklaroi se Kosovës tash e tutje i duhet koordinim dhe bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar, raporton Gazeta10.
Halimi deklaroi se institucionet e Kosovës duhet të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve.
“Unë po shpresoj që më nuk do të ketë “flakaresha” për Kosovën por do të ketë koordinim dhe bashkëpunim sa më shumë, sidomos me ShBA-të dhe mos me i dhënë hapsirë as flakareshave as asgjeje, por të koordinohen dhe të filloi zbatimi i marrveshjeve dhe ta qoj Albin Kurti statutin e dhënë nga Unioni Evropian në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Halimi.
Sipas tij,kryeministri Kurti nuk mund të nxjerret më me Mitrovicën, pa faktorin ndërkombëtar.
“Mos t’i jap kahje tjetër dhe mos të nxjerren me Mitrovicën. Nuk mund të shkohet tutje pa koordinimin me ShBA-në edhe Evropianët”, tha ai. /Gazeta10.