Gazeta10

Haliti në Gjykatë thotë se u synua eliminimi i tij nga gara për deputet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se gjithë procesi gjyqësor ku ai akuzohet për sulm ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi, është nisur me qëllim që ta eliminojnë nga mundësia për t’u zgjedhur deputet. Ai ka thënë se ky organizim kundër tij është bërë nga politika dhe nga kryeprokurori i shtetit, raporton BetimipërDrejtësi.

Këtë deklarim i akuzuari Haliti e ka dhënë në fjalën përfundimtare në seancën që është mbajtur të premten.

Rasti kishte ndodhur maj 2018 në sallën ku mbahen seanca plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Ata që kanë pas për qëllim edhe në të kaluarën edhe procesin kur e kanë filluar të më eliminojnë nga mundësia për t’u zgjedhur si deputet përkatësisht për të marrë pjesë në garë, ka qenë një akt i kombinuar dhe i organizuar edhe nga politika, edhe nga kryeprokurori i shtetit. Ata që e kanë urdhëruar kryeprokurorin e shtetit”, ka thënë i akuzuari Haliti.

Ai nuk ka përmendur emra se kush ishte organizuar kundër tij, por në kohën kur kishte ndodhur rasti në Kuvend, kryeprokuror i Shtetit ka qenë Aleksander Lumezi derisa në pushteti ishte koalicioni i PAN-it, ku bënte pjesë edhe PDK-ja derisa kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

Haliti ka theksuar se ajo çka ka ndodhur nuk ka qenë e qëllimshme dhe se beson që gjykata do të marrë vendimin e duhur nëse ai është fajtor.

“Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, jam mbështetës i kësaj ideje, kam luftuar për këtë dhe edhe kundër vetvetes në qoftë se duhet të deklarohem”, ka shtuar ai.

Haliti në konsultim me avokatin e tij, Kujtim Kërveshi, ka hequr dorë nga ankesa për ta përjashtuar gjykatësin nga lënda me arsyetimin se nuk dëshirojnë të zvarrisin procesin gjyqësor.

Në anën tjetër, në fjalën përfundimtare, prokurori i shtetit Besnik Jakupi ka deklaruar se prokuroria konsideron se me rastin e administrimit të provave personale dhe materiale, në mënyrë të plotë është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale në kohë, vend dhe mënyrë të përshkruar si në dispozitivin e aktakuzës.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Ahmet Tahiri ka mbështetur fjalën përfundimtare të dhënë nga prokurori i shtetit duke shtuar se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor është vërtetuar përtej çdo dyshimi të bazuar mirë se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Në tetor të 2019-ës, Gjykata Themelore në Prishtinë sipas urdhrit ndëshkimor, i kishte dënuar me nga 1 mijë e 250 euro gjobë deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti (për “Sulm”) dhe ish-deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj (për “Kanosje”), të deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Sipas aktakuzës së ngritur në maj të vitit 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Xhavit Haliti më 18 maj 2018 në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë me dashje ka sulmuar deputetin- tani të dëmtuarin Arben Gashi, duke e shtyrë me krahë dhe bërryl në gjoks.

Ndërsa, deputeti Gani Dreshaj thuhet se po të njëjtën ditë, me dashje, e kishte kanosur deputetin Gashi me fjalët “Kom me ta prish fytyrën”.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?