
Në 9 të mëngjesit në Kragujevc të Serbisë, ka nisur tubimi që po quhet më i madhi kundër presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiq.
Kjo po ndodh në ditën kur shteti fqinjë verior i Kosovës, feston shtetësinë, përderisa demonstratat masive, hynë në muajin e tretë.
E gjithë kjo revoltë vjen si reagim ndaj ngjarjeve të rënda që ndodhin më 1 nëntor 2024, në Novi Sad ku ra streha nga betoni në stacionin e trenit e cilambyti 15 persona.
Publiku thotë se sistemi i korruptuar i udhëhequr nga Vuciq bëri që të ndodhin në këtë mënyrë në kryeqytetin e Vojvodinës.
Ndërkohë që këto pjesë të Serbisë që ka statusin politik të krahinës serbe, Vuçiq, sonte pritet, siç është thënë, ta rikthej nën Serbinë, me anë të një deklarate që miratohet në një tubim që ai e thirri me mbështetjen e tij. Ky, thuhet se do të rris edhe më shumë tensionet në Serbi.
Për të larguarn nga protestat masive kundër tij, shteti që udhëhiqet nga Vuçiq, këtë javë ka arrestuar dhjetëra persona zyrtarë të shtetit të kryetar komunash.
Liderja e opozitës Marinika Tepiç, ka thënë arsyeja kryesore e prangosjeve të disa zyrtarëve të Koorporatës Energjetike të Serbisë, ishte ajo që ekzistonte një qendër e madhe e përgjimit.
Sipas saj, babai që nga personat e shumtë është spiunuar, përgjuar, siç thotë, aksidentalisht është edhe vetë Angjelko Vuçiq, që është kryetari serb.
Ndërsa, disa media atje kanë raportuar gjatë të shtunës se është aktivizuar edhe ushtria e shtetit, në mënyrë që me mjetet e sofistikuara t’a ndalojnë xhirimin me dron të tubimit të Vuçiqit.