
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për gjuhën e ashpër në tubimet zgjedhore.
Hamza gjatë emisionit ka thënë se prioritet i tij janë pensionistët, arsimi, shëndetësia, infrastruktura.
“Ne duhet të vlerësojmë se jemi në demokraci. Prezënca dhe pluharizimi politik është vlerë. Për mua nuk janë problem partitë politike. Për mua preukupim janë problemet e qytetarëve. Si pensionisti me ia bë jetën më të mirëë, si me përmiresuar shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën si me porforcuar sundimin dhe rendit dhe ligjit. Dhe jo e u merrë me partite poltike”, ka potencuar ai.
Kandidati për kryeministër ka thënë se gjuha shqipe është mjaftë e pasur me fjalë dhe nuk ka nevojë për ofendime.
“Prandaj nuk kam dashur asnjëherë se kam bërë në të kaluarën dhe nuk as tani asa nëtë ardhmën, të përdorë një fjalorë i cili nuk është adekuat për shkak se gjuha shqipe është aq e pasur me fjalë që secili prej neve mundet me formuluar mendimin e vet qoftë mendim përkrahës, kritik, vlerësuar dhe ndonjë rekomandim dhe ka fjalë të mjaftueshëm. Prandaj nuk e kam lshuar fjalorin që me u marrë me të tjerët por kryesisht jam fokusuar në prezantimin e programit dhe bashkëbisedim me qytetarët. Dhe jam i bindur që është mirëpritur mirë programi dhe pres rezultate të mira”, tha Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeministër ka folur edhe për gjuhen e ashpër të bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë, për shkak se rezulatet zgjedhore pritën shpejtë është fundi i fushatës. Duke e parë atmosferën energjinë, masivitetin. Unë pres që Partia Demokratike e Kosovës të ketë rezultat i cili i mundëson me udhëheqë Qeverinë e Kosovës për katër vite e ardhshme”, theksoi ai.
Hamza është i bindur që do të jetë kryeminstër i Kosovës “Gjithesesi po”.