Lajme

Hamza përuron dy qendra mjekësore, premton sistemin e sigurimeve dhe digjitalizimin në sistemin shëndetësor në vend

Gazeta10
03 Janar 2025 - 13:11

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat për kryeministër, ka përuruar sot dy qendra shëndetësore të transformuar plotësisht, një në Bare dhe tjetra në Bajgorë.

Hamza ka treguar se këto qendra do të ofrojnë shërbime më të mira për të gjithë dhe mjedise moderene e më të zgjeruara.

“Ne do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, ka shkruar Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.