Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hansi Flick dëshiron përforcimin e repartit defanziv

Gazeta10
27 August 2025 - 9:06

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick u ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e një mbrojtësi para përfundimit të afatit kalimtar.

 

Largimi i Inigo Martinez drejt Al Nassr ka lënë një boshëllëk të madh që trajneri gjerman kërkon të mbulohet.

 

Martinez sezonin e kaluar ka qenë lider i mbrojtjes së ekipit katalan, bashkë me Pau Cubarsin.

 

Ronald Araujo në anën tjetër nuk po përshtatet assesi në sistemin e Flick dhe për këtë arsye ai kërkon një përforcim.

 

Ende nuk është zbuluar ndonjë emër të cilin e preferon trajneri gjerman, por situate financiare e Barcelonës mund ta pamundësojë një transferim në ditët e fundit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.