
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm.
Ai ka kujtuar kohën e themelimit të ushtrisë së Kosovës, të cilën e ka përshkruar si një “rrugë jo të lehtë”, duke theksuar se kriterat e vendosura atëherë do t’u shërbejnë në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Që nga koha e themelimit të ushtrisë aty i kam pare kriteret që me u bo palë se nuk ka qenë e lehtë me iu pranu Kosovës që me pasë ushtrinë e vetë. Ato kritere janë përafërisht e njëjta që me na u pranu e drejta e anëtarësimit në NATO”, ka thënë Haradinaj para mërgatës në një intervistë ekskluzive në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.
Për më tepër, Haradinaj ka theksuar se AAK e ka një propozim për anëtarësimin e Kosovës në NATO ndërsa është shprehur i bindur se me po të njëjtin do ta kenë të lehtë t’i bindin shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
“E kemi shfrytëzu bazën ligjore të atëhershme, planin dhjetëvjeçar dhe e kemi ofru kandidaturën tone për NATO për anëtarësim direkt, pa pasë nevojë me kalu për partneritetin për paqe po direkt në NATO me planin aksional, i cili është i dizajnum. Pra kemi përgatitur propozimin tonë, i kemi njoftu për përmbajtjen e kërkesës sonë veç vendimmarrësit”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/