Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj njofton për lokacionin e ri të AAK-së: Shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë

Gazeta10
04 July 2024 - 23:03

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot janë hapur dyert e lokacionit të ri të kësaj partie.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ku edhe postoi fotografi të lokacionit të ri tha se Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurt e me dyer të hapura për të gjithë.

“Sonte, në mënyrë solemne i hapëm dyert në lokacionin e ri qendror të Aleancës. E nisëm me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe vazhduam me aktivistë e miq.

Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë”, shkroi Haradinaj.

Në këtë hapje solemne shihen një numër i madh i aktivistëve dhe miqëve të kësaj partie.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.