
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës e që jetojnë në Kosovë dhe kudo tjetër, që të regjistrohen vetë ata si dhe pronat e tyre.
Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo ditë po zbrazen shkollat, shtëpitë dhe vendbanimet e shqiptarëve në Kosovën Lindore.
“Prej 1 deri më 31 tetor mbahet regjistrimi i njerëzve dhe i pronave në shtetin e Serbisë. Ju bëj thirrje të gjithëve regjistrohuni. A e dini pse? Çdo ditë e ma shumë po zbrazen shkollat, shtëpitë, vendbanimet. Trojet e juaja po mbesin shkretë. Mos lejoni!”, ka apeluar ai./Gazeta10