
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e përbashkët me ambasadorin francez, Olivier Guerot, derisa këtij të fundit po i përfundon mandati i tij në Kosovë.
Hargreaves tha se me Guerot punoi për ta mbështetur rolin e Kosovës në siguri e prosperitet në rajon.
“Olivier Guerot ka qenë një mik dhe koleg i mrekullueshëm, si dhe një përfaqësues i nderuar i Francës. I jam mirënjohës që kam punuar me të në mbështetje të rolit të Kosovës për sigurinë dhe prosperitetin në këtë rajon. Ishte nder për mua ta falënderoja dhe t’i uroja lamtumirë mbrëmë në Rezidencën e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ai.
Nga fotografitë e publikuara, në rezidencën britanike ishin edhe diplomatë të tjerë të huaj në vend, përfshirë të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane, Anu Prattipati, komandanti i KFOR, Ozkan Ulutash e të tjerë.