Lajme

“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier

Gazeta10
25 Tetor 2024 - 23:50

Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 kilometra, lëkundi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë.

Epiqendra mësohet se ka qenë në fshatin Kurjan, ndërsa tërmeti ra në orën 19:32. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa qytetarët janë frikësuar duke dalë nëpër rrugë.

Nga fshati Kuman ku ka qen epiqendra e tërmetit, banorët kanë dalë për disa minuta në rrugë, por fatmirësisht nuk ka dëme.

“Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nesër nëse ka. Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete. Kjo sot ishte më e fortë. Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani.

“Nuk pati dëme, ishte goditje e fortë, dolën nga banesa”, tha një tjetër banore.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.