Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hasanpapaj: Konsultimet po tregojnë maturi politike, Osmani duhet të vazhdojë mandatin e saj

Gazeta10
23 February 2026 - 20:55

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e mandatit të presidentes aktuale të vendit, Vjosa Osmani, ndërsa pritet që së shpejti të vendoset nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja apo nëse do të arrihet numri i nevojshëm i votave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në këtë kuadër, kryeministri Albin Kurti gjatë dy ditëve të fundit ka zhvilluar takime me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës dhe me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Duke folur në Politiko, Bardhyl Hasanpapaj është shprehur se konsultimet në vazhdim janë një sinjal pozitiv për pjekuri politike.

“Besoj se është mirë që këto konsultime po mbahen dhe sipas gjasave po tregohet një maturi politike që vendit t’i jepet një president. Se kush do të jetë president mbetet të shihet. Unë prapë vazhdoj t’i qëndroj besimit që për Kosovën të vazhdohet ajo që është arritur deri në këto momente përmes presidentes aktuale, Vjosa Osmani. Pra, pa asnjë dyshim e them që i përshtatet kësaj qeverie, kësaj mazhorance”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, nuk do të ishte mirë për Kosovën që presidentes aktuale t’i ndërpritet mandati, duke marrë parasysh punën e saj në arenën ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.