
Asdren Shala nga PSD ka thënë se Albin Kurti po e synon një vend të lavdishëm në histori.
Për këtë sipas tij, Kurti e ka pas për qëllim që të damkos luftën e UÇK-së.
“A e keni vërejtur se kur ka qenë Albini në opozitë të vetmin person që e atakuar me vrazhdë dhe në mënyrë me brutale ka qenë Hashim Thaçi. Duket e atakuar Hashim Thaçin si një bandit, si një hajn, si një njeri i korruptuari dhe si një kriminel i pasluftës Kurti e ka zbehur lavdinë e ushtarit të UÇK-së”, ka thënë Shala në emisionin ‘Gallatë’ në Kanal10.
Ai ka shtuar se Albin Kurti e ka ankth figurën e Hashim Thaçit. /Gazeta10/