
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën plenare të Kuvendit ka folur rreth gjendjes së shëndetësisë në Kosovë.
Ai ka thënë që përgjegjësi kryesor për mungesën e barnave, pritjen e gjatë të pacientëve, mungesën e mjekëve është kryeministri Kurti.
Haxhiu lutet që shëndetësia mos ta ketë fatin e njëjtë sikur energjia elektrike.
“Kryeministri Kurti është përgjegjës për mungesën e barnave dhe pagave të vogla në sektorin e shëndetësisë, lutem shumë që shëndetësia jonë mos ta ketë fatin sikur energjia, sepse tash në krye të shëndestësisë e kemi një inxhinier të dështuar të energjisë”, shtoi ai./Gazeta10