Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Haxhiu tregon arsyen, Trepça nuk ka fazë përgatitore jashtë vendit

Gazeta10
14 January 2024 - 22:30

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën e Ligës së Parë.

Të ftuar në studio janë: Avni Haxhiu, Sami Boroci, Betim Qerkini, Jeton Gashi, Shefki Dauti dhe Liridon Ahmeti.

Gjatë diskutimit, foli edhe Avni Haxhiu, kryetar i klubit futbollistik Trepça.

Ai potencoi arsyen se pse klubi i tij nuk do të ketë fazë përgatitore jashtë shtetit.

“”Shkaku i lojtarëve të huaj nuk mund t’i bëjmë përgatitjet parasezonale jashtë Kosovës. Disa nga lojtarët që janë të huaj, janë pjesë standarde e formacionit bazë dhe andaj nuk kemi mundësi që të largohemi jashtë vendit” – tha ai.

Se pse nuk mund të dalin jashtë, Avni Haxhiu e bën të ditur në emisionin “Kampionët”.

“Këta lojtarët e huaj kanë lejeqëndrim vetëm për Kosovë, andaj nuk kanë të drejtë të udhëtojnë jashtë vendit e kjo gjë po na penalizon.” – përfundoi ai.

Trepça pas stinorit vjeshtor ka gjetur vetën në pozitën e pestë në tabelën e Ligës së Parë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.