Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: Kurti e ka zhvendosur vëmendjen nga dështimi potencial në KiE në diskutimin për zgjedhjet e parakohshme

Gazeta10
15 Maj 2024 - 21:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po insiston për shkuarje në zgjedhje të përkohshme. Për të shtyrë  përpara këtë ide, kryeministri ditë me parë ftoi në ‘darkë pune’ drejtuesit e partive opozitare, takim në të cilin mori pjesë vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, kryeministri Kurti e ka zhvendosur vëmendjen nga dështimi potencial në Këshillin e Evropës në diskutimin për zgjedhjet e parakohshme.

 “Kurti e di qe dështimi në KiE është dështimi me i madh që i atribuohet atij”, ka thënë Haziri në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.

Haziri ka shtuar se LDK-së është e gatshme çdoherë për zgjedhje, mirëpo sipas tij, qeveria duhet të jap dorëheqje paraprakisht dhe pastaj të ndodh shpërbërja e Kuvendit. /Gazeta10/

Deklaratën e tij të plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.