Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haziri për dialogun: Kurti të sqarojë nëse është i interesuar për njohjen në qendër të marrëveshjes finale

Gazeta10
16 January 2023 - 20:46

Sipas nënkryetarit të parë të LDK-së, Lutfi Haziri deri më tani nuk ka pasur asnjë dokument që sqaron se çfarë do të ndodhë në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, shkruan Gazeta10.

Ai në Politiko në Kanal10 ka ftuar kryeministrin, Kurti që të sqarojë opinionin se për çfarë në të vërtëtë është e interesuar Kosova në negociata me Serbinë.

“Ftojmë kryeministrin të na sqaroj se a është duke u angazhuar në bisedime për një njohje në qendër, apo pret një marrëveshje bazë për një normalizim të marrëdhëniëve në një periudhë 10 vjecare. Asnjë dokumnet, s’ka pasur në mënyrë eksplicite që është e parashkrume se cka do të ndodhë në atë proces. Aty thuhet se varët nga palët. Deri tani, Kurti s’ka arritur asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ai ka zbatuar ato. Kosova ende se ka pa kapacitetin negociator të Kurtit”, deklaroi Haziri.

Ai tha se për të tretën herë me radhë, procesi i dialogut është duke u reformuar në esencë, shkruan Gazeta10.

“Ne kemi mbështet dialogun politik mes Kosovës e Serbisë, dialogun sipas Gjykatës Kushtetuese që kryeministri ta udhëheq atë pa asnjë kusht. Ne kemi thënë që pjesët e platformës tonë, përshatën në strategjinë mund të bëhen pjesë e dialogut, kemmi ofruar asistencë dhe çdo lloj aktiviteti që çon drejt një marrëveshje e cila pritet ashtu siç është premtu, një marrëveshje gjithpërfshirëse me njohjen në qender të saj. Është hera e trët që dialogu është riaformatu në esencë”, tha tutje Haziri në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.