
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, teksa komentoi zhvillimet politike në vend dhe ngërçin institucional, aludoi se përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi partinë në pushtet dhe kryeministrin Albin Kurti.
I ftuar në emisionin “Politiko”, së bashku me bashkëpartiakun e tij Arben Gashi, Haziri tha se qytetarët ende nuk po e kuptojnë se vendi po shkon vazhdimisht në zgjedhje për shkak të mosmenaxhimit të pushtetit.
“Njerëzit nuk po e kuptojnë ende që po bëhet gara e fajtorit se kush është arsyeja që Kosova duhet me dalë për 15 muaj tri herë në zgjedhje për konstituimin e institucioneve të Republikës. Fajtor është ai që s’e menaxhon suksesin e vet, as vitin e kaluar e as më 28 dhjetor me 51%”, ka deklaruar Haziri.