
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kandidatja për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani, nuk po përdor gjuhë të ashpër ndaj askujt gjatë paraqitjeve të saj publike.
I ftuar në “Politiko”, Haziri tha se Osmani në çdo debat dhe dalje publike ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe jo për polarizim të shoqërisë.
“Çdo debat, çdo dalje edhe këtu në Politiko, ka thanë ‘unë afrohna me bashkëpunu me krejt, jo me polarizu shoqninë’. Ju s’po e njihshi Vjosën hiç. Vjosa asnjë term të ashpër hala nuk e ka përdor, çfarë din me përdor”, ka deklaruar Haziri.