Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: T’i gëzohemi rolit kritik të Edi Ramës në dialog, problematike që nuk pati takim Kurti-Macron

Gazeta10
14 April 2024 - 23:25

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit përbën një situatë të re dhe gjendje lufte.

Ai është shprehur se formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, sipas tij, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholz-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik.

“Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi”, shkroi ai.

Haziri tha se problemi mbetet që takimi i presidentit Macron me homologun serb ka ndodhur dhe siç tha ai, për herë të parë nuk kemi takim të kryeministrit Kurti në këtë format.

Postimi i tij:

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit përbën një situatë të re dhe gjendje lufte. Marrëdhëniet Kine e Korea e Veriut po avancohen. Po ndërtohet boshti i të keqes. Lufta në Ukrainë me krejt tragjedinë e saj po vazhdon. Duhet të dënohet por të shihet sa keq po ndikon në Ballkan dhe për ne.

Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi.

Problemi mbetet që takimi i Presidentit Macron me homologun serb ka ndodhur dhe për herë të parë nuk kemi takim të kryeministrit Kurti në këtë format.

Roli i SHBA-së dhe aleateve është demostruar me forcë para 25 vitesh. Luften e kemi fituar por sot paqen e kemi rrezikuar vetë ne. Ata që kanë harruar këtë, le ta shohin një pjesë të saj sot se çka do të thotë miqësi e përhershme me SHBA-të, të cilët e mbrojnë aleatin në çdo kohë dhe me krejt kapacatetet.

Koha me pa drejt e krejt çka po ndodhë me Republikën tonë!

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit përbën një situatë të re dhe gjendje lufte. Marrëdhëniet Kine e Korea e Veriut po avancohen. Po ndërtohet boshti i të keqes. Lufta në Ukrainë me krejt tragjedinë e saj po vazhdon. Duhet të dënohet por të shihet sa keq po ndikon në Ballkan dhe për ne.
Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi.


Problemi mbetet që takimi i Presidentit Macron me homologun serb ka ndodhur dhe për herë të parë nuk kemi takim të kryeministrit Kurti në këtë format.


Roli i SHBA-së dhe aleateve është demostruar me forcë para 25 vitesh. Luften e kemi fituar por sot paqen e kemi rrezikuar vetë ne. Ata që kanë harruar këtë, le ta shohin një pjesë të saj sot se çka do të thotë miqësi e përhershme me SHBA-të, të cilët e mbrojnë aleatin në çdo kohë dhe me krejt kapacatetet. Koha me pa drejt e krejt çka po ndodhë me Republikën tonë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.