Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hetuesi policor Dalipi: Fillimisht kemi parë diçka të prezantuar si grabitje, pastaj ka rezultuar përfshirja e Naimit dhe dy tjerëve

Gazeta10
15 January 2025 - 10:33

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka mbajtur konferencë për media për ngritjen e aktakuzës ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Për vrasjen e saj sot është ngritur aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj, Naim Tërnava, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Hetuesi policor i cili është marrë me këtë rast, Nazim Dalipi ka thënë se fillimisht kanë parë diçka të prezantuar si grabitje por pastaj ka rezultuar përfshirja e Naim Tërnaves dhe dy të dyshuarve të tjerë.

“Në lidhje me rastin që ka ndodhur atë ditë, kemi qenë të thirrur për këqyrjen e ngjarjes, fillimisht kemi pa që diçka siç është prezantuar si grabitje ka pas dyshime dhe ne si hetues i jemi përgjigj rastit dhe kemi bërë mbledhjen e dëshmive dhe fakteve dhe ka rezultuar më pas qe kanë qenë të përfshirë Naimi dhe dy të tjerë”, ka thënë Dalipi.

Ai ka thënë se hetimet janë realizuar në Prishtinë dhe Gjakovë ku edhe kanë arritur në këtë përfundim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.