Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hill: Asociacioni është obligim, s’është më çështje se a do të formohet por si do të funksionoj

Gazeta10
28 December 2022 - 18:41

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë të dhënë për Nova.rs ka folur rreth marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Në përgjigjen e tij ai ka thënë se shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt duke shtuar që të zgjidhen edhe më shpejt çështjet që janë shumë të rëndësishme si Asociacioni, i cili sipas tij më nuk është në pyetje se a do të themelohet por si do të funksionoj.

“Nuk jam shumë i mirë për të parashikuar të ardhmen.  Shpresoj që të ndodhë sa më shpejt. Por shpresoj sa më shpejt. Shpresoj që njerëzit që vendosën barrikada do t’i heqin të njëjtat barrikada dhe do të vazhdojnë me procesin politik, me tensione të reduktuara, një situatë më paqësore, në mënyrë që t’i zgjidhim çështjet që janë shumë të rëndësishme. Për shembull, si do të funksionojë Asociacioni i Komunave Serbe. Z. Escobar (Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor prim.aut) tha shumë qartë se kjo do të ndodhë, se është rënë dakord më herët dhe mbetet një kusht. Tani çështja nuk është nëse do të ketë apo jo Bashkësi të Komunave Serbe, por si do të funksionojë dhe si do të zbatohet.”, ka deklaruar Hill.

Tutje Hill është pyetur se a ka mekanizma SHBA që ta detyrojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta themeluar Asociacionin, Hill ka thënë se kjo është një marrëveshje që tani është obligim.

“Bashkimi i komunave serbe tashmë është rënë dakord dhe është obligim. Tani kemi të bëjmë me pyetjen se si ta zbatojmë atë. Dhe nuk mendoj se është vetëm e drejtë të formohet, por mendoj se është logjike. Mendoj se logjika është mekanizmi më i fuqishëm.”, ka thënë Hill.

Së fundi Hill ka thënë se është mjaftë e vështirë të arrihet një marrëveshje kur ka tensione të vazhdueshme por që beson se kjo do të ndodh së shpejti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.