
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për kritikat që i janë adresuar gjatë qeverisjes së tij kur ishte arritur marrëveshja e Uashingtonit, marrëveshje kjo për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hoti ka thënë se njohja nga Izrael i rrëzon poshtë të gjitha konspiracionet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “propaganda e këtyre faqezinjve ra poshtë”.
Sipas Hotit, qeveria aktuale e ka marrë në qafë vendin që katër vjet.
“Fakti që në marrëveshje është njohja nga Izraeli dhe është arritur menjëherë në Shtëpinë e Bardhë, ende pa dalë nga zyra ovale i rrëzon poshtë krejt konspiracionet dhe propagandën e këtyre faqezinjve që e morën në qaf vendin”, ka thënë Hoti.
Ish-kryeministri ka theksuar se njohja nga Izraeli kontribuon në anëtarsim në organizata ndërkombëtare dhe njohje nga shtetet e tjera. /Gazeta10/