Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti me kritika për politika ekonomike, thotë se kjo qeverisje është dështim total

Gazeta10
01 October 2022 - 16:37

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka lëshuar kritika për politikat ekonomike ndaj Qeverisë së Kosovës të cilën ndër të tjera e ka quajtur si dështim total, raporton Gazeta10.

Hoti ka thënë se kjo qeveri ka bllokuar investimet kapitale të cilat asnjëherë nuk kanë qenë më të ulta.

Më tej, Hoti ka thënë se qeveria ka vendosur të palos 700 milion euro në llogarinë e saj.

Hoti ka thënë se është dëm i madh që kjo strukturë po e drejton Kosovën.

Në fund, Hoti ka kërkuar që t’i jepet fund kësaj lloj qeverisjeje.

Këtu keni statusin e plotë:

I kanë bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, të cilat kurrë nuk kanë qenë më të ulëta. Edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën.

I kanë palosur mbi 700 milionë euro në llogari bankare të Qeverisë.

E tash marrin kredi 47 milionë euro për ndihma sociale, prej të cilave 15 milionë janë për pagesat e bëra për ndihma sociale për janar, shkurt dhe mars 2021, kur ka qenë pandemia, të cilat pagesa po bëhen gati dy vite që janë kryer.

Edhe kanë fytyrë të kërkojnë votat e opozitës për ratifikimin e kredisë në Kuvend.

Ky është dështim total. Është dëm i madh për vendin çdo ditë që kjo klasë politike e paaftë dhe e mbrapshtë mbetet në qeverisje. Është e pafalshme të lejohet edhe më tutje kjo lloj qeverisjeje”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.