Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti: Mos përmendni luftë e konflikte, ruajeni paqen fuqishëm

Gazeta10
28 December 2022 - 9:36

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos përmendin luftë dhe konflikte, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se duhet ruajtur paqja fuqishëm.

Më tej, ai ka thënë se barrikadat duhet të hiqen në bashkëpunim me KFOR-in.

Tutje, Hoti ka thënë se duhet kërkuar nga BE-ja dhe SHBA-ja që t’i bëjnë presion Serbisë për situatën në vend.

Këtu keni postimin e plotë:

Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë:

1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.

2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.

3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.

4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se për më shumë se dy javë serbët lokal në veri kanë bllokuar rrugët përmes barrikadave.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.