Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti rikthen premtimet e VV-së për arsimin: 14 dështime, 4 të përmbushura pjesërisht

Gazeta10
01 September 2024 - 21:00

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar performancën e qeverisë aktuale në sektorin e arsimit në fillim të viti të katërt shkollor në mandatin e tyre.

Hoti renditi mangësitë e qeverisë në përmbushjen e premtimeve në arsim, duke theksuar se fillimi i vitit shkollor është i dëmtuar nga disa çështje kritike.

“Ja premtimet dhe realizimi i tyre për fushën e arsimit. Nesër nis viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie. Nuk do koment.

Kësaj liste i shtohet edhe dështimi në furnizim me libra në kohë dhe me kosto të ulët, duke pamundësuar nisjen mbarë të vitit shkollor. Dialogu me sindikatat ka munguar plotësisht, duke pamundësuar përgatitjen e kontratës së re kolektive. Të mos flasim për rishikimin e vazhdueshëm të cilësisë së librave dhe materialeve e qasjeve në mësimdhënie, apo për pajisjen e secilës shkollë me pedagogë, psikologë e staf tjetër ndihmës për mësimdhënësit dhe nxënësit”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.