
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit që zhvilloj me presidenten Vjosa Osmani, është deklaruar për media për ngjarjet e fundit në Kosovë.
Ai theksoj se ky sulm u bë nga një grup profesional duke theksuar se instotucionet e SHBA-së po punojnë bashkë me ato të Kosovës për të sqaruar motivet.
“Është sulm shumë serioz. Institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me të Kosovës dhe të tjerët për t’i sqaruar gjithçka që ka ndodhur dhe motivet. E dimë që pati sulm, nga një grup i mirëorganizuar, i stërvitur, profesional dhe që pati shumë pajisje ushtarake. E dimë se sulmuesit vranë një polic të Kosovës”, ka thënë Hovenieri duke shtuar se po ashtu dihet që sulmuesit kanë shfrytëzuar fshehjen në Manastirin e Banjskës për të vazhduar sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Ai u pyet edhe për publikimet e ministrit Sveçla, i cili bëri publike disa pamje ku tha se pjesë e grupit terrorist ishte edhe Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Srpska.
Hovenier tha se e kishte parë këtë, por se është ende herët për t’i ditur të gjitha.
“E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha. Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike”.