
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi në twitter ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër, ku ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.
Hovenier shkroi se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës për ta zënë vendin e merituar në institucionet euroaltantike dhe evropiane, raporton Gazeta10.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.”, shkroi ai./Gazeta10