Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hovernier: Dënojmë dhunën e djeshme, nuk janë krijuar kushtet për zgjedhjet në veri

Gazeta10
07 Dhjetor 2022 - 10:40

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, ka dënuar dhunën e djeshme në veri të vendit teksa ka thënë se nuk ka kushte për zgjedhjet në veri, raporton Gazeta10.

Hovenier ka thënë se siguria e qytetarëve është prioritetit më i lartë.

Ai më tej ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjithë ata që janë të përfshirë në veri.

Ai ka thënë se përdorimi i dhunës dhe rrezikimi i jetëve të njerëzve nuk është mjet i përshtatshëm për të protestuar.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, si dhe rrezikimin e jetëve, nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se dje pasdite dhe në mbrëmje ka pasur shpërthime sistematike në veri dhe sulme të zyrave komunale të KQZ-së.

Ndërkohë në komunat veriore po pregatiten të mbahen zgjedhjet komunale pas tërheqjes së serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.