Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

“Hoxha ka me t’knu sonte..”, burri në Ferizaj e rrah gruan pasi shkoi për t’i rregulluar flokët

Gazeta10
23 February 2025 - 16:16

Një burrë është arrestaur në Ferizaj pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjeton.

Sinjali mëson se rasti ndodhi pas një konflikti verbal mes tyre, që fillimisht eskaloi në kanosje serioze e më pas edhe në dhunë fizike.

Sipas informacioneve të para, burri i dyshuar, u kap me gruan pasi ajo kishte shkuar në një sallon për t’i rregulluar flokët dhe në shenjë revolte e kërcënoi.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari 33-vjeçar, i cili ka të kaluar kriminale, e kanosi gruan duke iu drejtuar me fjalët “sonte hoxha ka me t’knu, hiç mos u ndreq” dhe për të mos mbaruar me kaq, shkoi te salloni ku ajo ndodhej.

Aty situata eskaloi pasi i dyshuari e kapi për krahu viktimën që ta nxjerrë jashtë, por pronarja e lokalit arriti që ta ndalë dhe e lajmëroi Policinë.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar dhe e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprave ‘Dhuna në familje’, ‘Sulmi’ e ‘Kanosja’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.