Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxha për dyshimet në keqpërdorime nga Ministria e Bujqësisë: A qenkan motrat, dajtë e kushërinjtë për dasma a për grante?

Gazeta10
25 November 2024 - 19:12

“Aferat” e zbuluara me grantet nga Ministria e Bujqësisë bën bujë të madhe në opinionin publik gjatë javës së kaluar, kësisoj u raportua se ministri Peci i ka anuluar ato.

Sipas ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, nëse ministri, Faton Peci është i pafajshëm në këtë rast, do duhet ta ftonte Prokurorinë.

“Të del ministri dhe ta fton, nëse është i pastër, çka të keqe nëse e fton Prokurorinë, ejani do t’a keni në dispozicion gjithë dokumentacionin sepse unë jam i pastër. Por standarti që e ka ngrit Vetvendosja për motra, baxhanak, halla e teze po i punësojnë, po u japin grante të vetëve, atëherë i është kthyer bomerang”, deklaroi Hoxha.

Ai moton e dikurshme të VV-së e ktheu në pikëpyetje:

“Po e luajnë lojën me rregulla të njejta, a qenkan motrat, dajtë e kushërinjtë për dasma a qenkan për grante, është aspekt moral”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.