Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Hulumtim i Prime Time: Kush janë deputetët fjalëpak të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës

Gazeta10
23 August 2022 - 19:16

Raporti: Luljeta Beselica / Prime Time

Fjalë pak kanë qenë disa nga deputetet e Vetëvendosjes nëpër seanca të Kuvendit, sidomos kur i pranishëm ishte shefi i tyre, kryeministri Albin Kurti.

Që nga 15 janari deri në përmbylljen e punimeve të sesionit pranveror, në Kuvendin e Kosovës janë  mbajtur mbi 30 seanca plenare.

Për këta 8 muaj është deputetja nga radhët e partisë në pushtet, Drita Millaku që përkundër pjesmarrjes në seanca, nuk ka foluar as edhe njëherë.

Millaku është deputete e LVV-së që nga viti 2017, ndërsa në zgedhjet e fundit, ajo arriti që të jetë ndër deputetët më të votuar në komunën e Prizrenit, nga edhe ka prejardhjen ajo.

Një deputete tjetër që është zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet e fundit, poashtu nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje e që nuk është përfshi në asnjë debat apo të bëjë ndonjë pyetje është edhe Vasfije Krasniqi, e cila jeton mes Kosovës dhe Amerikës.

Ndërsa kolegët e tyre, Shqipe Isufi, Fitim Haziri e Fitim Uka, për më shumë se 30 seanca kanë folur vetëm nga një herë secili.

Deputetja Isufi ka kërkuar sqarim shtesë nga deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili në seancën e 28 korrikut, kishte thënë ndër tjerash që, “Do Zoti ndonjëri që e ka gruan shumë burrë të fortë atje edhe gjen shpëtim”.

E deputeti Fitim Haziri, i cili ka qenë kryetar Komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 1 anëtar të Bordit të RTK-së, ka paraqitur raportin e këtij komisioni në seancën e 7 prillit.

Për Hazirin kjo është hera e dytë si deputet ndërsa është pjesë edhe e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media.

Përderisa në seancën e 20 janarit, deputeti nga radhët e LVV-së, Fitim Uka, ka pasur një pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Uka, në zgjedhjet e fundit është zgjedhur deputet për herë të dytë dhe është pjesë e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Pos këtyre, edhe deputetë nga komunitetet nuk janë fare aktiv madje shpeshherë astë pranishëm në seanca.

Video e plotë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.