Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hyland për ish-presidentin Rugova: Intelektual që donte pavarësinë e Kosovës, më forcoi narrativën për të

Gazeta10
17 March 2025 - 23:38

Christopher Hyland, i ftuar sonte në Politiko, mes tjerash përmendi edhe takimin që e kishte pasur me ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Me të, Hyland kishte biseduar shumçka rreth Kosovës duke thënë se ishte ai që e forcoi narrativën për Kosovën.

E mbaj mend që Xhim organizoi që unë të kaloja kohë me presidentin Rugova në New York.  Flisnim për lirinë, flisnim për Serbinë dhe Kosovën, si do të dukej një kushtetutë, pavarësinë, Clinton, çfarë duhej bërë. E admiroja sepse ai ishte Kosova. Ai qëndroi për Kosovën. Ai donte pavarësinë e Kosovës, por ishte një person që dëshironte të arrinte atë sa më paqësisht të mundshme, me sa më pak shkatërrim të mundshëm. Dhe për këtë e admiroja, dhe kjo më ndihmoi të forcoja më shumë qëndresën time për narrativën e Kosovës” deklaroi ai.

Hyland tha se edhe sot vazhdon të mendoj se në çështjen e Kosovës kishte vepruar drejtë.

“Në rastin e Kosovës, unë bëra gjënë e duhur, dhe nuk jam penduar. Dhe sot jam këtu, mjaft i moshuar dhe kam jetuar mjaft për ta festuar këtë me ju. Ai ishte një intelektual”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.