
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës, raporton Gazeta10.
Në njoftimi e Policisë thuhet që me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policë:
Fsh. Koshuticë, Leposaviq 31.03.2023 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.