Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hyri për të vjedhur në një barnatore e i mbyllet dera, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Gazeta10
04 March 2024 - 16:37

Të hënën një person ka tentuar të kryejë një grabitje në një barnatore në Prishtinë.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihet se i dyshuari është vënë në pranga nga policia.

Po ashtu, policia ka konfirmuar rastin për Gazeta10, duke thënë se personi i dyshuar tashmë është arrestuar në një barnatore në Ulpianë.

“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë.  Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ndaj tij, sipas policisë, kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

I dyshuari nga ana e Policisë thuhet se ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.