Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

I dënuari për trafikim armësh në Shqipëri, transferohet për vuajtjen e dënimit në Kosovë

Gazeta10
09 June 2026 - 16:13

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot, përmes pikës kufitare në Morinë, ka realizuar me sukses transferimin e një shtetasi kosovar nga Shqipëria për në Kosovë.

I njëjti, bën të ditur policia, ishte dënuar në shtetin e Shqipërisë me pesë vjet burgim për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”, ku i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri.

Komunikata:

Prishtinë, më 9 qershor 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 09.06.2026 përmes pikës kufitare në Morinë, ka realizuar me sukses transferimin e një shtetasi kosovar nga Shqipëria për në Kosovë. Ky shtetas ishte dënuar në shtetin e Shqipërisë me pesë vjet burgim për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”, ku i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri.

Ky transferim u realizua bazuar në ligjet në fuqi, marrëveshjet dypalëshe dhe bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.