Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor në bisedë me Vuçiqin, u fol edhe për Kosovën

Gazeta10
27 February 2024 - 9:59

I dërguari special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilët të tjera kanë biseduar për takimin e ardhshëm në Bruksel, situatën në Kosovë dhe integrimin evropian të Serbisë.

“Takim i mirë me Manuel Sarazzin. Diskutuam për një spektër të gjerë temash, nga marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare deri te takimet e ardhshme në Bruksel dhe zhvillimi i situatës në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiq ka shtuar se me Sarazzin ka shkëmbyer mendime për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, si dhe për integrimin evropian të Serbisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në këtë rrugë.

Ai ka përfunduar se ishte “veçanërisht i kënaqur që i prezantoi Sarazzin-it vizionin e Serbisë moderne dhe projektet e shumta në të cilat Serbia është duke punuar, veçanërisht si pjesë e organizimit të Expo 2027”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.