Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“I kam parë pasojat, janë të rënda” – Grenell paralajmëron ndëshkime, nëse Kurti thotë jo

Gazeta10
07 June 2023 - 19:46

Ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kryeministri Albin Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore, shkruan Gazeta10.

Grenell ka thënë se i ka parë pasojat për të cilat po paralajmërohet Kosova dhe sipas tij nuk janë aspak të bukura.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, ka shkruar Grenell.

Escobar ka thënë se deri të premten presin një përgjigje nga Kurti për të zgjedhur problemin në veri, ndërkohë që Kurti sot ka deklaruar se ka marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe BE-në, por ka sfida me emisarët e tyre./Gazeta10

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1666478271439986696

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.