
Gazetari Fidan Rama ka debatuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhajn, pasi ky i fundit tha se mund ta bllokojnë votimin e nënkryetarëve të Kuvendit.
Rama në “Politiko” ka thënë se LVV-ja nuk mund ta bllokojë zgjedhjen e nënkryetarëve pasi nuk i kanë votat.
“Bllokimi i nënkryetarëve të Kuvendit Arbër nuk mundet me ndodh edhe nëse votohet Albulena pa marrëveshje për Qeveri, sepse shumica e ka 61 vota prej opozitës dhe Lista Serbe voton për nënkryetarin e vet dhe kalohet me 61 vota dhe nuk mundeni me e blloku sepse nuk i keni votat as aty”, ka thënë Rama.
Tutje, Rama ka thënë se në këtë situatë që jemi nuk mund të votohet kryetari i Kuvendit nëse nuk ka një marrëveshje edhe për votimin e Qeverisë. /Gazeta10