
Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka komentuar situatën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ku ai i ishte drejtuar pushtetit me fjalët “hajna, hajna qiti 100 mijë euro” gjatë fjalimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmanit.
Abazi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun ka thënë se Vjosa Osmani ka vendosur vulë mbi keqorientimin e shtetit dhe keqpërdorimin e fuqisë politike.
“Vjosa Osmani vendosi vulë mbi keqorientimin e shtetit dhe keqpëdorimin e fuqisë politike, të cilës unë i kam kontribu. Unë kam qenë pjesë e 50% të LVV-së për t’u përkthyer në keqpëdorimin e reverzave shtetëtore, për kontratat njëburimore pa transparencë, për aeroportin e Kosovës se si është aprovuar zgjatja e pistës…”, ka thënë Abazi.
Sipas Abazit, presidentja në fjalimin vjetor vendosi për herë të parë të hapë ‘librin e problemeve’, të cilat janë ekzistuese në këtë koalicion qeverisës. /Gazeta10/