Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

I shpëtuan tërmetit në Turqi, ekipi i mundjes kthehët në Kosovë

Gazeta10
08 February 2023 - 9:34

Ekipi i të rinjve i mundjes i ka shpëtuar tërmetit në Turqi, ata tashmë janë kthyer në Kosovë,raporton Gazeta10.

Kështu ka bërë të ditur Komuniteti Olimpik i Kosovës ku përmes rrjetin socila Facebook ai ka njoftuar  se ata po merrrnin pjesë në turneun “12 February” në qytetin e Kahramanmarash kur ndodhi tërmeti.

 “Ekipi i të rinjve të mundjes sapo ka aterruar në aeroportin e Shkupit, pas një rrugëtimi maratonik prej 30 orësh nga Kayseri në Stamboll me autobus dhe nga Stambolli në Shkup me aeroplan.

Ekipi ynë ndodhej në qytetin Kahramanmarash, ku ndodhi tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë.

Gjatë tërë kësaj kohe, në kontakt të vazhdueshëm me ekipin ishte presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili ka aranzhuar sonte edhe transportin nga Shkupi për tek familjet e tyre.

Gjashtë anëtarët e ekipit po merrnin pjesë në turneun “12 February”, ndërsa fatmirësisht kishin shpëtuar pa lëndime përkundër dëmtimeve të hotelit ku po qëndronin, derisa ndërtesat dhe hotelet përreth ishin rrënuar”,thuhet në njoftimin KOK./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.